Mosha mesatare e tyre është rreth 25 vjeç, të diplomuar brenda dhe jashtë vendit. Studentë me rezultate të mira dhe njohuri të mjaftueshme të gjuhëve të huaja, të azhurnuar në atë çfarë ndodh ditë pas dite në politikë. Doktoratura në filozofi politike e ka plotësuar pedagoge Donikës aftësitë për të selektuar individin që ka tiparet e protagonistit të denjë të një shkolle jete, apo thënë ndryshe, të një loje politike që do të zhvillohet në një ambient të përbashkët.

Donika Çapi: “Intervistat që bëmë ishin shumë interesante pasi tregonin jo vetëm angazhimin politik, të të rinjve, por edhe aftësinë e tyre për të komunikuar interesin politik që kanë për jetën e përditshme në Shqipëri duket që janë goxha të interesuar, ndjekin median, ndjekin politikën, jo vetëm shqiptare, por dhe atë rreth e përqark rajonit dhe janë të aftë të shtrojnë në mënyrë sintetike idetë e tyre mbi politikën.”

Përgjigjet e prera, shkurt dhe gati gati të perifrazuara nga njerëz me emër shkarkojnë të qeshura nga juria jonë. Mentor Nazarko konstaton intuitën dhe bagazhin e këtij brez të ri, ai ritmin se më të mirët do të përfshihen në politikën shqiptare.

Mentor Nazarko, Blendi Çarka dhe Adri Nurellari tashmë e kanë përcaktuar skenarin e tyre një model ky eksperimental në planin sociologjik apo psikologjik, por që nuk do të promovojë absolutisht vlera të dyshimta.

Donika Çapi: “Unë mendoj se rinia shqiptare ka shuam nevojë për një prakticizim të politikës sepse qoftë në rrafshin filozofik, qoftë në rrafshin ideologjik politika nuk bëhet më nëpër libra, politika tani është politikë reale, politikë e masës gjë që bën që secili të jetë i angazhuar. Ajo që më bëri përshtypje nga çfarë dëgjuam tek të rinjtë ishte pyetja  a duhet të jemi patjetër partiak neve që jemi këtu dhe ne u përgjigjëm që jo pikërisht ne të kundërtën po kërkojmë, po kërkojmë njerëz që të jenë apartiak tani për tani, por ama që të dinë të identifikohen majtas apo djathtas dhe kjo do të jetë përplasja më e bukur ë do të realizojmë se si të rinjtë mundet që të japin ide për përkatësitë ideologjike.”

Në Lider zhanri i realityshow shfaqet ndryshe, duke ofruar për publikun shuam vlera, njohëse, edukative dhe kontribuuese…/tvklan.al