Emocione, muzikë, debat, lojëra, shorte, numra baleti gjithçka që kërkojmë të na shoqërojë të dielave, nuk është e vështirë ta gjemë, është “E diela shqiptare” që vjen në ekranin Televizionit Kombëtar Klan, që i plotëson të gjitha. Kur ora shënon 13 e 30 minuta fillon e “E diela” për të gjithë shqiptarët në shoqërinë e  Ardit Gjebres.

Në të dielën e tretë radhazi, spektaklit nuk i mungoi asnjë element duke filluar në pjesën e parë me prezantimin e këngëve që do të jenë pjesë e festivalit “Kënga Magjike”. Intervista me “bilbilin” e këngës shqiptare, këngëtaren e madhe Nexhmie Pagarusha erdhi si një tjetër surprizë për publikun.

Nexhmie Pagarusha: “Unë jam shumë e papërshtatshme për punë kështu, se tash kam një dëshirë më vonë pendohem, them jo.”

Ardit Gjebrea: “A tani nuk do pendohesh më, the që nuk ka një CD.”

Nexhmie Pagarusha: “Se më kanë ofruar edhe radio Kosova për ta bërë para 4 vjetësh, unë isha shuam e lumtur, por thashë do të mendoj.”

Ardit Gjebrea: “Tani është fakt i kryer, Diana do ja botojmë albumin zonjës Nexhmie Pagarusha?”

“Mendoj që publiku duhet ta ketë në duar gjithë këtë pasuri që për momentin është në duar të zonjës Nexhmie Pagarusha.”

Artistja e madhe me një repertor prej më shumë se 150 këngësh të interpretuara, së bashku me Ardit Gjebren nuk nguroi të interpretojë sërish përpara publikut të së dielës. 

Por edhe mjaft elementë të tjerë të programit përcollën humor, si momenti kur Arditi veshi petkun e komentatorit sportiv, pas një basti të humbur me gazetarët sportiv Dritan Shakohoxha dhe Alban Xhihani.

Por “E diela shqiptare” në fund të çdo jave sjell risi dhe ofron akoma më shumë për teleshikuesit jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve ekskluzivisht në ekranin e televizionit Klan./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini