Numri i personave të ndëshkuar për trafikimin e njerëzve në vendin tonë mbetet shumë i vogël në krahasim me numrin e të arrestuarve për këtë krim edhe gjatë këtij viti. Sipas statistikave të Prokurorisë së Përgjithshme, 3 mujorin e parë të vitit 2003, nga 113 procedime penale me 118 të pandehur me këtë akuze në shkallë vendi, gjykatat kanë dënuar vetëm 28 prej tyre, apo rreth 1/3. Ky tregues i një niveli të ulët lidhur me ndëshkimin e kriminelëve për trafikun e njerëzve, përputhet me rezultatet që ka publikuar Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me situatën e këtij llojë trrafiku në Shqipëri. Sipas raportit, gjatë vitit të kaluar nga 144 procedime me thuajse po kaq të pandehur, u dënuan vetëm 17 prej tyre. Raporti tërheq vëmëndjen se një numër prej të inkriminuarve janë punonjës të policisë,por gjatë vitit të kaluar vetëm një i tillë është dënuar dhe ai me masë minimale të dënimit të parashikuar nga kodi ynë penal.

Edhe pse janë forcuar kontaktet me organizmat e huaj, kryesisht Italiane, për këtë llojë trafiku ku numri më i madh i viktimave janë gra dhe fëmijë, Departamenti Amerikan i Shtetit sqaron se qeveria Shqiptare ende nuk ka arritur standartet minimale për eleminimin e trafikut të tyre. Nga shifrat e publikuara së fundi nga prokuroria Shqiptare rezulton se ka një numër më të madh dosjesh për të njëjtën periudhë me vitin e kaluar, më të pandehur për trafik njerëzish, por mangësia qëndron në mosdënimin e kriminelëve./tvklan.al