Në Gjykatë 9 të pandehur, Ilir Beqja akuzohet për “shpërdorim detyre”

SPAK ka përfunduar pas 4 vitesh hetimet për koncesionin e sterilizimit. Nën akuzë janë 9 persona, mes tyre dhe ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Avokati i tij nuk ka marrë pjesë në seancën e së premtes, ndërsa ish-zyrtari pritet të njihet zyrtarisht me akuzën ditën e hënë. Ai po hetohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim dhe gjyjkata ka vendosur masën detyrim paraqitje.

Të arrestuar janë ish zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe fituesi i koncesionit, biznesmeni Illir Rrapaj. 

Në bazë të hetimeve të SPAK rezulton se marrëveshja mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë që fitoi koncesionin me vlerë 100 milion Euro me afat 10-vjeçar dyshohet se favozironte koncesionarin.

Raportet e bëra ndër vite nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë ngritur alarmin se ky koncesion po i shkaktonte një dëm të madh ekonomik buxhetit të shtetit pasi kostot kishin nisur të rriteshin me 20-30% më shumë nga ç’ishin parashikuar në kontratë.

Klan News