Kombëtarja shqiptare zhvilloi në “Shtëpinë e Futbollit” seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes në mbrëmjen e së premtes kundër Çekisë, të vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Grupi kreu seancë të plotë stërvitore, që zgjati mbi 1 orë. Lojtarët në minutat e para u fokusuan te përgatitja atletike, ndërsa më pas u punua në ushtrimet me top, si edhe me aplikimin e skemave të ndryshme të lojës.

Vëmendje iu kushtua edhe gjuajtjeve drejt portës nga sulmuesit. I gjithë grupi gëzon formë të mirë fizike dhe deri më tani nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike, ndërsa të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Çekisë.

Në këtë grumbullim, problem për trajnerin Silvinjo do të jenë mungesat. Reparti ofensiv është më shqetësues ku do të mungojnë Rei Manaj, Armando Broja dhe Myrto Uzuni që nuk arriti do ta kalonte shqetësimin fizik, edhe pse u bashkua me ekipin. Në prapavijë do të mungojë kapiteni Berat Gjimshiti.

Tekniku brazilian ka thirrur sulmuesin Indrit Tuci, si edhe mesfushorin Feta Fetai

Klan News