Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit në grupin B1 të Ligës së Kombeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Skuadra zbriti në fushë në orën 11:00 të së mërkurës dhe grupi u stërvit i plotë.

Seanca stërvitore nisi me punën në palestër dhe më pas kuqezinjtë vazhduan me përgatitje atletike në fushë. Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik punuan edhe taktikisht me skuadrën me seancën që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

Kristjan Asllani punoi normalisht me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa sipas stafit mjekësor ka lënë pas shqetësimet fizike.

Mesfushori kuqezi kreu stërvitje të diferencuar bashkë me Myrto Uzunin të martën.

Kombëtarja do të kryejë edhe një séance të fundit në paraditen e së enjtes në “Shtëpinë e Futbollit, e më aps do të udhëtojë drejt Pragës.

Më 14 tetor, kuqezinjtë luajnë në Tbilisi me Gjeorgjinë. Të dyja takimet e Shqipërisë do të transmetohen ekskluzivisht në televizionin Klan.

Klan News