Në Dhjetor të vitin 2015 – të Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës aprovoi kërkesën e një subjekti privat për transport udhëtarësh mbi kalimin tranzit në Republikën e Kosovës, për linjën e brendshme Tiranë – Gjakovë – Qafa e Malit – Bajram Curr.

Pak ditë më vonë kjo kërkesë u aprovua edhe nga Republika e Kosovës, nga Ministria e Infrastrukturës, me të vetmin kusht që me kalimin tranzit, ky subjekt as nuk do të lëshonte dhe as nuk do të merrte pasagjerë. Por duket se policia e Bajram Currit nuk i njeh këto marrëveshje, pasi sapo shoferët e mjeteve të transportit futen në këtë qytet, gjobiten për ndryshim destinacioni.

Një qytetar, i cili e ka denoncuar rastin në emisionin “STOP”, thotë se policia e ka ndëshkuar pavarësisht se nuk ka patur pasagjerë në automjetin e tij.

Në një përballje të filmuar nga vetë denoncuesi me policin dhe shefin e policisë, ai i tregon marrëveshjen, por policët thonë se zbatojnë vetëm Kodin Rrugor të Republikë së Shqipërisë.

1

“Unë jam shofer i linjës Bajram Curr – Tiranë, e licencuar nga Bashkia e Bajram Currit, për transportin e udhëtarëve. Me linjë të rregullt, një ditë vajtje dhe një ditë kthim. Por kemi hasur pengesa nga policia e qarkut Kukës dhe Bajram Currit. Arsyeja është që nuk na lejojnë kalimin tranzit në territorin e Kosovës. Zotërojmë dy marrëveshjet e dy ministrive përkatëse, të Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilat policia e qarkullimit e Bajram Currit, nuk i njeh. Nuk njohin shkresat e ministrive”.

shkresa shqiptare

 

“Kjo është marrëveshja e Ministrisë së Kosovës që për hir të vërtetës, Policia e Kosovës e njeh dhe e respekton, maksimalisht”.

shkresa shqiptare 1

“Ndërsa kjo tjetra, që është shkresa e Ministrisë së Transporteve të Shqipërisë, lëshuar nga Sekretari i Përgjithshëm, nuk njihet nga policia e Bajram Currit.”

Ju bëni tranzitin nga Kosova. Kur gjobiteni?

“Mua personalisht para 3 ditësh më kanë tërhequr licencën dhe çertifikatën e mjetit me arsyen se nuk kemi të drejtë të kalojmë nga Kosova. I jam përgjigjur policisë se, ju nuk keni të drejtë të më pengoni, mua me pengon vetëm policia e Kosovës.”

polici-1

Polici:

“Përshëndetje si kalove? S’ke të drejtë të na filmosh.

Shoferi:

Absolutisht që po. Zbato ligjin, rregullat, ça të duash.

Polici:

Dokumentat e makinës.

Shoferi:

Po patjetër. Merri lexoji këto të parat (i jep shkresat e ministrive), pastaj vazhdojmë me këto të tjerat. 

shefi

Vjen shefi…

Shefi:

Të lutem dokumentat.

Shoferi:

Ato dokumentat që të kam dhënë çdo ditë janë.

Shefi:

Këto?

marreveshjet

Shoferi:

Jo, ato janë marrëveshjet e dy ministrive të Transportit, Shqipërisë dhe Kosovës. Letrat janë ato që kam patur çdo ditë.

Shefi:

Patentë, leje qarkullimi. Lejen e transportit dhe licencën.

Shoferi:

Ja ku i ke të gjitha.

Shefi:

Tashi hip atje…

Shoferi:

Unë dua të jem prezent për dokumentat e mia. Do të përfaqësoj dokumentat e mia.

Shefi:

Afrohu. Ti nuk ke… një pjesë licence nga Kosova.

Shoferi:

Ti nuk je objekt i ndryshimit të destinacionit, por i verifikimit. Kontrollo dokumentat edhe dy ministritë i ke aty. Ti nuk njeh ministritë, është puna jote.

shefi 1

Shefi:

Zoti drejtues i mjetit, unë njoh lincencën dhe lejen e transportit. Të lutem. Licenca juaj thotë Bajram Curr, Krumë – Kukës. Ju keni ndryshuar destinacionin e linjës.

Shoferi:

Jo, absolutisht jo.

Shefi:

Krumë – Kukës, kjo është pjesë tjetër e rrugës. Atëherë, hajde afrohu djali.

Shoferi:

A të kam dhënë dy marrëveshje të ministrive të Kosovës dhe Shqipërisë, që duhet të kaloj tranzit nëpër Kosovë. Ti nuk ke të drejtë të më ndryshosh destinacionin.

Shefi:

Të lutem vazhdo.

Shoferi:

Bën gabim që po vendos gjobë. Unë kam dy marrëveshje të ministrive të Transportit. Kosova e njeh, ju nuk e njihni. Tani në çfarë shteti duhet t’i marr unë dokumentat?

Shefi:

Vetëm shtetit shqiptar. Unë njoh një Kod Rrugor, të Republikës së Shqipërisë.

Shoferi:

Ti nuk njeh shkresat e vendit tënd.

shefi 3

Shefi:

Shife njëçik Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama. Urdhëro Zotëri! Të lutem, se të mar dhe ta hedh fare atë. Mos me filmo mua!

Shoferi:

Po nuk guxon me e prek këtë ti.

Shefi:

Atëherë shko largohu atje!

Shoferi:

Për letrat e mia jam unë, nuk largohem.

Shefi:

Këtë (Kodin Rrugor) ma ka dhënë Kryeministri Shqiptar mua në dorë.

/tvklan.al