Pavarësisht strategjive të shumta të ndërmarra për largimin nga rruga të fëmijëve që lypin, numri i tyre në vendin tonë mbetet shqetësues. Në prezantimin e raportit vjetor për zbatueshmërinë e strategjisë kombëtare për fëmijët, ky fenomen shqetësues ka detyruar kryeministrin të urdhërojë ministrin e çështjeve sociale që në një afat të shkurtër të duken rezultatet konkrete për heqjen e fëmijëve që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e kryeqyteteve shqiptare.

Sali Berisha: “Fëmijët në plan të parë dhe të parët e të parëve, do të thotë zoti Barka, asnjë fëmijë lyps në rrugët tona. Ky vend i ka të gjitha burimet financiare, njerëzore e logjistike, për të mos patur në rrugët e tij as edhe një fëmijë të vetëm që zgjat dorën”.

Raporti vjetor i prezantuar në një konferencë që këtë vit zhvillohen nën moton “Një fëmijë i mbrojtur, një buzëqeshje më shumë” publikon dhe shifra konkrete për dhunën ndaj fëmijëve. Sipas këtyre shifrave 59% e fëmijëve që jetojnë në familje të varfra kanë përjetuar më shumë se një herë forma të ndryshme dhune psikologjike por dhe fizike./tvklan.al