Në Shqipri një qind e njëzet e pesë persona rezultojnë të prekur nga virusi vdekjeprurës i AIDS-it. Kjo shifër është bërë publike nga ministri i shëndetësisë Leonard Solis gjatë prezantimit të strategjisë kombtare për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së HIV/AIDS-it në Shqipri dy mijë e katër-dy mijë e dhjetë. Sipas minsitrit Solis lufta kundër sëmundjes së shekullit nuk duhet të jetë sfidë vetëm për shëndetsinë.
Leonard Solis: “SIDA nuk është një sëmundje si gjithë të tjerat, SIDA është një sëmundje e shoqërive, SIDA ëshët një sëmundje politike, SIDA është një sëmundje ekonomike, SIDA është një sëmundje sociale dhe prandaj do të thoja që ta përkufizosh si një sëmundje në stadin e sotëm të trajtimit të saj, është një vizion tepër i ngushtë. “
Gjatë prezantimit të strategjisë ka qënë prezent dhe ambasadori amerikan Xhejms Xhefri (James Jeffrey).
James Jeffrey: “Dy muaj më parë është miratuar fondi global për “luftën kundër virusit AIDS” prej pesëmbëdhjetë miliardë dollarësh. Qeveria amerikane do të mbështesë çdo aplikim të Shqipërisë për të përfituar nga ky fond. Është momenti për të patur një përgjegjsi solide në luftën kundër SIDA-s.”
Strategjia për parandalimi dhe kontrollin e përhapjes së HIV/AIDS-it në Shqipri është një dokument që do të ndihmojë për kordinimin e punës së organizmave qeveritarë, joqeveritare dhe ndërkombtare me aktivitet në fushën e parandalimit të përhapjes së HIV/AIDS-it. /tvklan.al