Profilet e Programimit dhe Kodimit po shtojnë gjithnjë e më tepër interesin e të rinjve sidomos në arsimin profesional në vend. Ministri Blendi Gonxhja pa nga afër se si po zhvillohen këto programe që janë e ardhmja edhe sa i përket punësimit.

Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit: Aplikime për të marrë edhe financime, pilotime, projekte individuale, projekte në grup si biznes apo si individ sepse ndihmat dhe bonuset kanë për të qenë akoma më të mëdha në vijim, pra po flasim për vitin që jemi dhe vitin që po vjen sidomos. Kjo është në vëmendjen tonë, kështu që mos humbni kontaktin dhe gjithmonë formalizim në atë që bëni, pra ju edhe si vetë të punësuar lutemi që të formalizoni raportet tuaja të punës, sepse ka shumë rëndësi për skemën tonë të punës, tregut tonë të punës.

Sipas ministrit mbështetja nuk do të mungojë për arsimin profesional në tërësi, e sidomos për profilet e teknologjisë.

Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit: I keni absolutisht të gjitha dyert tona hapur dhe po punojmë shumë që të kemi 360 gradë ndihmë financime, bonuse edhe pasi të mësoni në këtë kurs të kemi mundësi të zhvilloni një projekt me specializimet që ne bëjmë.

Synimi i qeverisë është që të rinjtë të jenë pjesë integrale e një komuniteti mbarëbotëror zhvilluesish dhe punëdhënësish, duke punuar për kompanitë më të mira të programimit.

Klan News