Disa pallate dhe banesa shpallen të pabanueshme

Shumë pallate dhe godina në Sukth janë klasifikuar si të pabanuara. Sapo futesh në qytet, sheh shirita bllokues dhe banorë të mbërthyer nga ankthi që qëndrojnë nëpër sheshe.

Një banor i zonës tregon dëmet që tërmeti i ka shkaktuar shtëpisë së tij tre katëshe dhe frikën që ka përjetuar familjarisht. Shumë banorë kanë vendosur të largohen nga Sukthi për shkak të frikës nga tërmeti. 

Nga evidentimet paraprake në Sukth rezultojnë 4 pallate dhe 7 shtëpi të pabanueshme. Dhjetëra banesa të tjera kanë pësuar dëmtime të pjesshme.

Tv Klan