Ndërsa pritej që në merkaton e dimrit Dinamo të shtonte radhët me elementë të rinj cilësorë, ndodhi krejt ndryshe, me largimin e Ahmataj nga formacioni blu e për më tepër duke përforcuar një rival direkt në luftën për titull si Partizani. Të përballojnë mungesën e Ahmataj, duket se nuk do të jetë e lehtë për dinamovitët, që tashmë shpresojnë të mbushin krijimin e boshllëqeve të krijuar me afrimin e 6 lojtarëve të huaj, dy senegalezë dhe kater brazilianë, që gjithsesi do të jenë në provë. E megjithatë, objektivat e Dinamos për sezonin futbollisitk, nuk ndryshojnë, ndonëse largimi i një titullari të rëndësishëm duket i vështirë për t’u kapërdirë.
Sulejman Demollari: “Largimi i Ahmataj është diçka që ne nuk e prisnim, ose ne si staf nuk na u duk e pranueshme. Megjithatë aq i nevojshëm sa ishte dhe Ahmataj është mundësia që me ardhjen e të tjerëve ose të rinjve, siç është folur dhe siç pritet të shikojmë të mundshme për zëvendësim. Ekipi do të vazhdojë me atë objektiv ose me ato, që i kemi caktuar ne si staf dhe vetë presidenti.”

Ata që përgjigjen për rezultatet janë përherë trajnerët, megjithëse përgjegjësia nuk është në sinkron me vendimmarrjen për afrimin apo largimin e elementëve bazë në skuadër./tvklan.al