Të paktën 22 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror pranë zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza.

Zyra, e cila ishte rrethuar nga qindra civilë të zhvendosur nga zona e luftës dhe që jetonin në tenda u dëmtua nga disa predha.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “X”, Kryqi i Kuq njoftoi se nga sulmi mbetën gjithashtu të plagosur edhe 45 persona të tjerë.

“Menjëherë pas bombardimit 22 të vdekur dhe 45 të plagosur u dërguan në spitalin e Kryqit të Kuq aty pranë. Të qëllosh në mënyrë kaq të rrezikshme pranë strukturave humanitare rrezikon jetën e civilëve dhe punonjësve humanitarë.”

Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi një zëdhënës ushtarak i izraelit, i cili tha se nuk ka asnjë fakt që provon se autorë të këtij sulmi janë forcat izraelite.

Tv Klan