Superhëna e parë e 4 të tillave të këtij viti dhuroi mbrëmjen e kaluar, spektakël në shumë vende të botës.

E konsideruar si supërhëna Blu për shkak të grimcave në ajër që i japin asaj variacione në blu, sateliti i tokës u shfaq më i madhe se zakonisht në qiell për shkak të distancës më të afërt me tokën, 23 mijë kilometra më pranë se zakonisht. Hëna përllogaritet të jetë rreth 384 mijë kilometra larg tokës.

Në vende të ndryshme, megjithatë nuancat e blusë nuk dukeshin fare. Në Amerikën e Veriut ishte në nuanca të së kuqes së theksuar për shkak të tymit të shpërndarë nga zjarret., ndërsa në zona të tjera dukej më e zbehtë.

Pritet që këtë vit të ketë edhe 3 super hëna të tjera çdo muaj deri në Nëntor, por akoma më e afërt do të jetë ajo e Shtatorit, që do të ketë një distancë prej 27 mijë kilometrash më afër tokës se zakonisht.

Tv Klan