Trajneri i Shqipërisë Sylvinho mendon se kombëtarja duhet të luajë shumë mirë ndaj Kroacisë, ashtu siç bëri kundër Italisë.

Në një intervistë ekskluzive për Tv Klan, tekniku specifikoi se ekipi ka bërë një rrugëtim të shkëlqyer për të ardhur deri në Gjermani, ndërsa bën pjesë në një grup shumë të forte. Ai parashikon një përballje shumë të vështir me Kroacinë, ekip që përbëhet nga yje.

Sylvinho, trajneri i Shqipërisë: Kroacia me Italinë, ndryshojnë shumë. Në aspektin taktik, por edhe nga cilësia! Bashkë me Spanjën, të treja këto kombëtare nuk luajnë për të kaluar fazën e grupeve, por për të fituar kampionatin! Do të futemi në fushë, do të luajmë për 90 minuta, do të kërkojmë të fitojmë. Mos të harrojmë se përballë do të kemi një ekip që ka qenë finaliste e Ligës së Kombeve dhe finaliste e Botërorit. Futemi në fushë për të bërë maksimumin! Kroacia është e mjaft fortë pasi ka lojtarë të me cilësi të mira individuale, që luajnë te Siti apo te Real Madridi. Është një rival shumë i vështirë.

Tekniku i kuqezinjve u ndal edhe te çështja Hysaj, ku theksoi se nuk shikon ndonjë problem.

Sylvinho, trajneri i Shqipërisë: Është një lojtar me eksperiencë! Ka 10 vite në Serie A. Ka luajtur shumë ndeshje me kombëtaren. Do të flas me lojtarët, por nuk mendoj se ka ndonjë problem. Është mësuar me presionin!

Edhe kapiteni Berat Gjimshiti për televizionin Klan dha përshtypjen e tij për sfidën e dytë të kuqezinjve në Grupin B.

Berat Gjimshiti, kapiteni i kombëtares: Sa për të kaluar grupin them se po. Nëse e sheh në kur luan sigurisht që do të jetë e vështirë, sepse përsëri do të mbetet Kroacia favorite, siç ishte Kroacia më herët. Sigurisht që pritshmërinë kanë qenë të larta nga ne, nga tifozët, nga stafi, nga të gjithë. Por kemi provuar gjithçka, kemi dhënë gjithçka në fushë. Nuk ishte e mjaftueshme sigurisht që do të përmirësohemi dhe do provojmë që t’i bëjmë sa më mirë gjërat.

Kuqezinjtë do të përballen me Kroacinë në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut në orën 15. Kjo sfidë, ashtu si edhe përballjet e tjera të Euro 2024, do të transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.

Euro2024| Qindra tifozë kuqezi mësyjnë në Hamburg për ndeshjen e Shqipërisë me Kroacinë.

Klan News