Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Pas Italisë, janë anglezët që po i bien kambanave të alarmit mbi rrezikun e vërshimit të emigrantëve ilegal, drejt ishullit britanik. Ky shqetësim ka sjell sot në Paris kryeministrin anglez Toni Bler. Treni Eurostar, që kalon nëpër kanalin e Lamanshit është një rrugë nga ku vërshojnë emigrantët drejt Anglisë. Por sot kryeministri Bler dhe presidenti francez Zhak Shirak, kanë arritur një marrëveshje për ta mbyllur këtë rrugë.

Janë me qindra emigrantë ilegalë, të cilët përdorin trenin Eurostar nga Parisi për të hyrë në Britaninë e Madhe. Në këtë mënyrë ata shmangin kontrollet e pasaportave. Marrëveshja parashikon që policë anglez të vendosën në stacionin e Parisit./tvklan.al