Lajme Arkiva 2004

Taksa vjetore e qarkullimit rrugor prej 7.000-15.000 lekësh nuk do të shkojë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Ministri i Financave Arben Malaj ka shpjeguar se destinacioni i kësaj taksë është keqkuptuar.

Arben Malaj: Në miratimin e buxhetit të vitit 2004 në parlament është hequr  kjo lidhje e drejtpërdrejtë midis taksës për rrugën Durrës-Kukës të investimit për rrugën Durrës-Kukës, por nuk është hequr prioriteti i qeverisë për të investuar në këtë rrugë, pra nuk ka më një taksë që është e shprehur shprehimisht në sistemin tatimor shqiptar që është një taksë për një rrugë të caktuar.

Gjatë miratimit të draftit të paketës fiskale të vitit të kaluar Ministria e Financave argumentoi se  vendosja e taksës së re të qarkullimit rrugor dhe rritja e akcizës për naftën me 15% do të shërbejnë për financimin e rrugës Durrës-Kukës./tvklan.al