Faturës së ujit të pijshëm pritet t’i shtohet dhe një tarifë e re për shërbimet e kanalizimeve dhe ujërave të zeza. Ndërmarrja e përgjithshme e ujësjellës kanalizimeve ka hartuar një projektligj që parashikon këtë shtesë në faturën e ujit të pijshëm. Ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimve argumentojnë se kjo shtesë tarfie bëhet edhe për shkak se këto ndërmarrje janë tashmë shoqëri aksionere dhe pritet të shkëputen plotësisht nga subvencionet shtetërore.

Deputetët e komisionit parlamentar të ekonomisë kërkuan detajime për koston shtesë në faturën e ujit të pijshëm, kosto kjo e cila nuk bëhet ende e ditur. Deputetët e komisionit të ekonomisë miratuan në parim projektligjin, por vendosën të kërkojnë saqrime të plota nga enti rregullator i ujit.

Deputeti i opozitës Ridvan Bode deklaron se enti duhet të sqarojë dhe rritjet e çmimit të ujit të aplikuara në disa qytete të vendit, të cilat ndonëse janë miratuar prej disa muajsh, nuk janë bërë transparente. Sipas INSTAT-it, çmimi i ujit është rritur me afro 5.4 %. /tvklan.al