Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Vazhdon regjistrimi i subjekteve private në organin tatimor të Tiranës. Kështu në krahasim me një javë më parë kur niveli i regjistrimit të këtyre subjekteve ishte në masën 60%. Gatë këtyre ditëve vihet re, se të tjera subjekte kanë kryer procedurën e regjistrimit pranë drejtorisë së tatimeve.

“Rritja është e ndjeshme, deri tani ne jemi rreth 70% të subjekteve të regjistruara dhe pretendojmë ta kapim numrin e plotë deri në mbyllje të vitit”.

Në këtë kuadër, policia tatimore ka ushtruar një kontroll të gjithë subjekteve të ndodhura për rreth sheshit “Avni Rustemi”. Këtu tatimorët kanë kontrolluar dhe për arkat ekzistuese, lëshimin e kuponit tatimor, kontrollin e mallrave të akcizës etj. Ndërsa afati i fundit i regjistrimit të subjekteve është data 31 Mars./tvklan.al