Lajme Arkiva 2003

Dollari amerikan arriti nivelet më të larta të një jave kundrejt Euros dhe Jenit japonez pas publikimit të premten të dhenve mbi tregun e punës në Shtetet e Bashkuara të cilat qenë mjaft pozitive duke thyer kështu edhe parashikimet e analistëve financiar. Të dhënat ishin surprizë për tregjet financiare por reagimi i monedhës së gjelbër nuk ishte i tillë.

Në një intervistë të një gazete spanjolle presidenti i Bankës Qendrore Evropiane deklaroi se rënia e dollarit është e pashmangshme duke patur parasysh deficitin e madh tregtar të Shteteve të Bashkuara. Korrektimi i vlerës së Dollarit do të jetë i ngadaltë dhe gradual dhe jo vetëm ndaj monedhës së përbashkët evropiane Euro, sipas presidentit të Bankës Evropiane.

Sipas specialistëve të Bankës Italo-Shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor, monedha jonë kombëtare Leku ka humbur pikë ndaj Dollarit amerikan ndërkohë që është vlerësuar ndaj monedhës së përbashkët evropiane, lëvizje që janë ndikuar nga ndryshimet më të fundit të raporteve të monedhave nga tregjet ndërkombëtare./tvklan.al