Lajme Arkiva 2003

Dy javët e fundit në tregjet ndërkombëtare valutore Dollari ka pësuar një rënie drastike e cila është transmetuar edhe në tregun tonë valutor.

Kështu sot një Dollarë shitet me 109.2  ndërsa 1 Euro me 134 Lekë. Ndaj këtij mbiçmimi për lekun të dëmshëm për inflacion, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me mjetet e saj për stabilizimin e situatës.

Ndërsa në ditët në vazhdim deri në festat e fundvitit, si shkak i kthimit të emigrantëve në atdhe do të shoqërohet edhe me futjen e një sasie të madhe të monedhës së përbashkët Euro.

Kështu konsumatorët do të shtojnë kërkesën për të këmbyer Euro me Lekë, duke ndikuar kështu në uljen e vlerës së këmbimit të monedhës euro dhe forcimin e monedhës vendase Lekë.

Këtu duhet të kujtojmë edhe faktin se 90% e emigrantëve shqiptarë punojnë dhe jetojnë në vendet e Euros./tvklan.al