Dy të plagosurit e atentatit të Don Boskos, Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi u ruajtën për disa ditë nga atentatorët deri pasditën e të martës kur edhe vendosën të ekzekutojnë planin për të shtënë në drejtim të tyre.

Kamerat e sigurisë kanë kapur lëvizje të mjetit të përdorur në ngjarje disa ditë para plagosjes në atë zonë, kohë që mendohet se është përdorur për të njohur rrugicat dhe provuar mënyrën e largimit.

Ajo që vihet re është se atentatorët janë kujdesur të mos kapen fizikisht në pamjet e kamerve të sigurisë, duke mos dale nga automjeti, i cili ka qëndruar për disa minuta i parkuar para lokalit ku ndodhi ngjarja. Ky i fundit gjithashtu i kamufluar me targa të tjera që i korrespondojnë një makinë në Valias.

Atentati me pasojë dy të plagosur mbetet ende pa autor, teksa policia u gjend përballë një dëshmie jo ndihmuese nga Elezi dhe Metushi, që pretendojnë se nuk kanë konflikte dhe asnjë dijeni për ndonjë person që mund të kërkojë ekzekutimin e tyre.

Ata u qëlluan me 7 plumba me një pistoletë me silenciator menjëherë sapo u ulën në një kafene në zonën e Don Boskos.

Tv Klan