Elton Ilirjani është një prej personazheve më të komentuar në vendin tonë. Edhe pse jeton në New York ku ka edhe disa kompani të tijat, Ilirjani është bërë shpeshherë subjekt i lajmeve të ndryshme të mediave rozë. Së fundmi kanë qenë fotot provokuese që ai ka ngarkuar në rrjetet sociale.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Amerika, Ilirjani tregoi arsyen se pse i ka publikuaar këto foto. Ai i ktheu përgjigje njerëzve duke thënë se nuk është eskortë, por një person i arrirë. Ndër të tjera, Ilirjani rrëfeu se fotot e kanë futur në telashe me partnerin.

Ky i fundit nuk ka qenë dakord me zgjedhjen e Elton Ilirjanit. Sipërmarrësi tha se nuk do ta bëjë më një gjë të tillë.

Rudina Magjistari: Ka disa kohë në fakt, ku ti shfaqesh me shumë foto ngacmuese dhe provokuese në Instagram. Kush është qëllimi i daljes shumë zhveshur në këto fotografi?

Elton Ilirjani: Fotot kanë qenë thjesht për të transmetuar mesazhin që edhe personat LGBT mund të duken mirë, sepse ishte krijuar përshtypja që personat LGBT janë të shëmtuar, janë fundi i shoqërisë, janë të neveritshëm, janë të sëmurë, janë punonjës seksi. Dhe kjo gjë mua më shqetësonte sepse ndryshe nga mentaliteti që është në botë që personat LGBT janë pjesë e bukur e shoqërisë dhe janë njerëz të arrirë, të suksesshëm, kanë karrierën e tyre. Kështu që unë doja të sillja një mesazh. E di që kishte një kosto shumë të madhe për mua personalisht sepse njerëzit do të mendonin se jam çmendur, që e bëj këtë për famë. Kam dëgjuar shumë që Eltoni e bën këtë se është një eskortë, por unë jam 40 vjeç, jam një njeri i arritur. Unë kam një biznes në 10 shtete tashmë, kam 23 kompani, 3 fondacione, pra unë këtë e bëja për t’i ardhur në ndihmë komunitetit siç mund ta bëjnë shumë persona të njohur në këtë botë.

Rudina Magjistari: Partneri yt të ka mbështetur në këtë projekt, nëse do ta quajmë projekt?

Elton Ilirjani: Partneri im në fund me lëvizjen Nobody Straight, me fotot gjysmë të zhveshura ka qenë totalisht kundër. Atij nuk i ka pëlqyer aspak. Ai të themi hapur është personalisht i lidhur me mua, ka emocion. Kështu që patjetër nuk i pëlqen dhe unë e kuptoj. Unë s’i thashë që kishte kosto, më solli disa probleme me atë. Ai më kupton tashmë, nuk do t’i bëj më ato, jo vetëm prej atij, por sepse misioni im mbaroi./tvklan.al