E gjithë fundjava do të shoqërohet me reshje shiu të pa ndërprera. Ndërsa era e fortë mbetet një shqetësim për ditët në vijim. Sipas shërbimit Meteoalb, era do të vijë duke u forcuar, në fillim javë ajo pritet të kalojë 65 km në orë. Vështirësia më e madhe do të jetë për anijet, të cilat nuk do të mund të lundrojnë në det, pasi dallgëzimi i tij parashikohet të kalojë 3 metra.

Tanja Porja: “Gjatë natës pritet një përmirësim i kushteve atmosferike, pra do të mjaftohemi vetëm me vranësira dhe ndonjë shi të izoluar. Sërish nesër në mesditë nisin shirat të dobët kryesisht në jug, pjesa tjetër e territorit do të ketë më pak shira. Në të njëjta kushte do të pritet të pritet vijimi dhe të hënën dhe të martën. Një tjetër parametër problematik është shpejtësia e erës, e cila sot edhe nesër pritet të dobësohet por sërish një forcim të erës presim të hënën dhe të martën e cila do të arrij rreth 60 km në orë gjë e cila do të bëjë rigjenerim dallgësh në det, deri në 3 metra lartësi që do të thotë afërsisht 6 ballë”.

Të vetmet që nuk do të ndryshojnë janë temperaturat, të cilat do të variojnë nga 1 deri në 7 gradë celsius në zonat malore, 9 -18 gradë celcius në zonat e ulëta dhe 11 deri në 16 gradë celcius në bregdet. Temperatura më e ulët pritet të shënohet në qytetet  e Peshkopisë dhe Ersekës, ku termometri do të kap vlerën  1 gardë celcius./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami

Operator: Klodian Keçi, Petrit Xhaferri