Të gjithë ata që kishin planifikuar të nisnin këtë fundjavë sezonin e plazhit ju duhet të ndryshojnë plane. Prej pasdites së djeshme vendi ynë, por edhe shtetet fqinje janë përfshirë nga rryma veriperëndimore të cilat kanë shkatuar uljen e temperaturave me 5 deri në 6 gradë celcius. I gjithë vendi është përfshirë nga rreshje të shumta shiu dhe stuhi ere të cilat gjatë ditës së sotme kanë arritur në shpejtësinë 15 m/sec. Sinoptikanet parashikojnë se kjo situatë metereologjike e pazakontë për këtë stinë të vitit do të vazhdojë.
Elvira Dhimitri: “Përmirësim në kuptimin e vërtetë të fjalës ne nuk presim d.m.th. që të presim një kohë të kthjellët pa vranësira, pa rreshje, por përmirësimin e presim në këtë drejtim, duke filluar nga dita e nesërme të premten pritet një ndërprerje e rreshjeve e karakterit të tyre intensiv, ato do të jenë të formës lokale vetëm në mesditë do të kapin jugun dhe pjesa më e madhe e ditës do të jetë me vranësira që do të shoqërohet me intervale të shkurtra me diell.”
Dhimitri pohon se dhe temperaturat e regjistruara gjatë ditës së djeshme të cilat kanë shkuar deri në 27 gradë nuk janë normale për muajin maj.
Elvira Dhimitri: “Çrregullimi qëndron në faktin, sepse konkretisht dje kanë qënë temperatura mjaft të larta për vëndin tonë nga 23 deri në 27 gradë vlera më e lartë është regjistruar në Vlorë, kryeqyteti 25, Shkodra po 25 dhe kanë qënë temperatura goxha të larta 4-5 gradë mbi normën, ndërsa sot vihet re një zbritje e ndjeshme 5-6 ndonjë qytet më poshtë dhe pikërisht kjo e bën situatën edhe më, më anomale, anormale d.m.th.” /tvklan.al