Trajneri i Mançester United Erik ten Hag ka paralajmëruar Marcus Rashford se duhet që të mbajë stilin e duhur të jetesës nëse dëshiron të kthehet në maksimumin e tij.

Nisja e 26-vjeçarit ka qenë e mirë në këtë sezon, por tekniku holandez shqetësohet pasi kujton sezonin e kaluar, ku performanca e sulmuesit ra pasi nënshkroi një kontratë të re me vlerë 350 mijë euro në javë me “Djajtë e kuq”.

Një episod që solli krisje ishte kur lojtari udhëtoi në Belfast dhe shijoi jetën e natës, duke humbur derbin e Mançesterit, e kjo bëri që Ten Hag të merrte masa disiplinore ndaj tij. Disiplina për holandezin është thelbësore për Rashford.

“Unë mendoj se ai gjithmonë e ka ditur dhe çdo lojtar e di, sepse kur stili i jetesës nuk është i duhuri, nuk mund të performosh! Në fund të ditës, ai duhet ta bëjë vetë! Ai duhet të vendosë jetën e tij në rrugë të drejtë, të jetë korrekt në stërvitje,  korrekt pas ndeshjes. Kur të sillet si profesionist, do të performojë sepse është një lojtar klasi. Rashford e ka marrë veten nën kontroll e mendoj se është në rrugën e duhur! Ai e ka nisur sezonin mjaft mirë e tani duhe të vazhdojë e të bëjë progress.”

Rashford shpreson që të thirret në përfaqësuesen e Anglisë për sfidat ndaj Greqisë dhe Finalndës në Ligën e Kombeve.

Trajneri Ten Hag mendon se Rashford gjithnjë do të jëtë një opsion për çdo trajner, por thirrja te “Tre luanët” nuk varet nga ai.

Klan News