Stilistët zbulojnë ngjyrat dhe prerjet femërore

Bluzat pas trupit, por xhaketa të gjata dhe të lëshuara. Pantallona me bel të lartë dhe palosje. Janë këto disa nga tendencat e Pranverës së këtij viti që stilistët sugjerojnë për veshjet femërore.

Edhe pse sfilatat janë bërë gjithnjë e më të rralla për shkak të pandemisë në rrjetet sociale vijnë sugjerimet e radhës. Por si duhet të vishemi sapo dimri të kalojë dhe temperaturat të rriten.

Kostumet femërore të pranverës të këtij viti kanë një linjë mashkullore. Tendencat flasin për veshje që duken si rastësore, por që zbulojnë linjat. Në çdo rast veshjet janë të ngushta në bel. Edhe xhaketat sportive janë të prera ndërsa nuk mungojnë këmishat. Duket si një rikthim në vitet “90 me stil britanik.

Ngjyrat? Gjithmonë neutrale. Si në veshjet sportive ashtu edhe në ato më klasike eleganca vjen indirekt sepse në një femër ajo nuk duhet të mungojë asnjëherë.

Tv Klan