Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Procesi i votimit në Elbasan, po tensionohet nga ora në orë. Kryetari demokrat Aurel Bylykbashi sapo ka mbaruar një konferencë shtypi, ku ka denoncuar sipas tij problemet e deritanishme, sindromin e blerjes së votave me thasët e miellit, si dhe në Cërrik faktin që policia ka ndaluar disa simpatizantë të PD, por nga momenti në moment pritet që PS, të kundërpërgjigjet ndaj këtyre akuzave të bëra nga demokratët e Elbasanit.

Ndërkohë, një faks me vulën e KQZ, ka mbërritur në zyrën e KZQV në Elbasan dhe shkarkon nga detyra kryetarin e këtij komisioni Ramazan Luga, por pas një bisede me telefon me zotin Celibashi, Ramazan Luga ka konfirmuar se nuk është shkarkuar nga KQZ dhe ai nuk di ende burimin e këtij faksi./tvklan.al