Policia e Tiranës ka shoqëruar në polici gruan që disa ditë më parë tentoi të rrëmbente një vajzë të mitur, vetëm 2 vjeçe.

Uniformat blu thonë se bëhet fjalë për një 57-vjeçare, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ajo do të procedohet në gjendje të lirë.

“Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 57-vjeçaren, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 110/22 i Kodit Penal”, njoftoi policia.

Siç duket edhe nga këto pamje që Klan News publikoi pas këtij rasti, gruaja shikon fëmijën dhe pasi bisedon me të e merr në krahë dhe del nga marketi.

Më pas është vetë mamaja e fëmijës, e cila po ashtu ishte në supermarket, që del dhe e mori sërish vajzën.

Denoncimi në polici është bërë disa orë më vonë nga babai i të miturës./tvklan.al