Studimi më i fundit i shkencëtarëve ka zbuluar një test të ri gjaku i cili do të bëjë të mundur zbulimin e kancerit të gjirit para se ai të shfaqë simptomat apo të identifikohet nga skaneri.

Ky test i ri gjaku kap gjurmën e AND-së së një tumori përpara një rikthim të plotë. U zbulua se testi ishe 100% i saktë në parashikime. Shkencëtarët shprehen optimistë dhe shpresojnë së me atë të këtij testi do të mund të fillojnë trajtimin më herët për sëmundje në mënyrë që të përmirësojnë normat e mbijetesës.

Ekipi i studiuesve në Mbretërinë e Bashkuar e kryen testin në rreth 78 paciente të cilat kishin lloje të ndryshme të kancerit të gjirit të hershëm.

Biopsia e lëngshme” kërkoi 1800 mutacione në gjakun e pacientëve, të cilat lëshohen nga qelizat e kancerit.

Këto ADN tumorale qarkulluese u gjetën në 11 gra, të cilat të gjitha panë rikthimin e kancerit të tyre. Asnjë grua tjetër nuk e pa kancerin të kthehet.

Nga eksperimenti rezultoi se testi i gjakut bëri të mundur zbulimin e kancerit 15 muaj më partë se sa ai të shfaqte simptomat apo të duket në skanime. Sipas rezultateve të bëra të publike nga ekipi i studiuesve nga Instituti i Kërkimit të Kancerit (ICR) u pa se testi i gjakut mesatarisht zbuloi kancerin 41 muaj përpara se një skanim të konfirmonte diagnozën.

Studiuesi kryesor, Dr Isaac Garcia-Murillas, nga ICR, tha: Qelizat e kancerit të gjirit mund të mbeten në trup pas operacionit dhe trajtimeve të tjera, por mund të ketë kaq pak nga këto qeliza saqë ato nuk mund të zbulohen në skanimet pasuese.

Ai shtoi se qelizat mund të shkaktojnë që pacientët të kthehen shumë vite pas trajtimit të tyre fillestar. Sipas studiuesve ky test i ri gjaku do të shtojë bazat për monitorim më të mirë pas trajtimit i cili potencialisht zgjat jetën. Ata testuan gjithashtu mostrat e gjakut të pacientëve në pikën e diagnozës dhe më pas operacionit dhe kimioterapisë.

Kanceri i gjirit është forma më e zakonshme e sëmundjes në mbarë botën, me 2.26 milionë gra të diagnostikuar në vitin 2020 dhe 685,000 vdekje në të njëjtin vit, sipas Kancerit të Gjirit në Mbretërinë e Bashkuar.

/tvklan.al