Meshë Pashke pa besimtarë në Bazilikën e Shën Pjetrit

Papa Françesku i bëri thirrje njerëzimit të mos i dorëzohet frikës në mes të pandemisë së koronavirusit. Mesazhin, Ati i Shenjtë e lëshoi gjatë meshës tradicionale të Pashkës zhvilluar mesnatën mes të shtunës dhe të dielës.

Ai u kërkoi të gjithë popujve të globit, të bëhen përcjellës të mesazhit të jetës, në këtë kohë vdekjesh. Mesha tradicionale u zhvillua si rrallë herë pa besimtarë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Të pranishëm aty ishin vetëm pak priftërinj që e ndihmuan për ritualin fetar.

Kryeministri italian Giuseppe Conte e falenderoi Papën për atë që e konsideroi “gjest të lartë përgjegjshmërie” që e zhvilloi ceremoninë e Pashkës pa besimtarë.

Tv Klan