Vallen e dytë kuqezi në Europë e hodhi nga Milano, aty ku më shumë se 4 mijë emigrantë iu përgjigjën ftesës së tij në Pallatin e Sportit “Busto Arsizo”.

Pas himnit kombëtar dhe atij italian, dokumentari me pamjet e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë në vitet’90 përloti jo pak emigrant në sallë. Për kryeministrin Rama, emigrantët e Italisë janë pararoja e bashkimit me Europën.

“Jeni shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me Europën. Jeni përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikun, fuqia e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re.”

I ashpër ishte në fjalimin e tij ndaj politikanëve italianë, të cilët i akuzoi se shkuan përtej paragjykimeve me deklaratat e tyre rraciste kundër emigrantëve shqiptarë.

“Kush nuk i kujton ato kohë me damkën ‘Estato Albenese’ ishte koha e një Umberto Bossi një tip që bëri thirrje që shqiptarët të vriteshin në det. Një personazh që dukej se kishte dalë nga filmat komik. I bleu djalit diplomën te një nga universitetet private në Shqipëri, ‘Kristal’ dhe ‘Vitrina’ të kohës së Saliut 2.”

Por ndryshe nga shteti përtej Adriatikut që ka mikpritur 700 mijë shqiptarë, krejt të kundërtën tha për Greqinë, ndaj të cilës sërish nuk ia kurseu shuplakën.

“Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç i ndodhi në Greqi. Për një arsye të vërtetë e të lemeritshme që të gjithë e dimë e do të mbetet dhe njollë turpi në historinë demokratike.”

Si një ndër arritjet me Italinë përmendi edhe marrvëshjen për pensionet, për të cilën meritën ia njohu Kryeministres Meloni.

“421 mijë do të përfitojnë nga marrëveshja e sapolidhur për pensionet. Falë angazhimit personal të Melonit, mike e paepur e Shqipërisë dhe zëdhënëse shumë e fortë e jona në BE, ne ja dolëm që të vendosim më në fund pas një përpjekje të gjatë por të palodhur 20-vjeçar një gur të çmuar në kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar.”

Emigrantët i ftoi të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri, e cilas sipas Kryeministrit, vitin e ardhshëm do mikpresë udhëheqësit e komunitetit të ri politik europian.

“Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Komitetin Politik, kush e imagjonte deri para ca vitesh këtë Shqipëri sot në arenën europiane, por Shqipëria sot ju pret dhe ju.”

Pa shigjetuar nuk la edhe opozitën e cila e bën përgjëgjës për largimin e 1 milionë shqiptarëve nga vendi gjatë 3 mandateve qeverisëse të tij.

“Po e vërtetë kanë ikur edhe këto 10 vite shumë shqiptarë, shumë më tepër se janë kthyer. Por Shqipëria e katandisur në 1.5 mln banorë, e mbytur në detin e korrupsionit e nuk ka as punë as shpresë është një Shqipëri që ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që në ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe që prej asaj dite armiqtë më të ligë të vet, nga radhët e parisë së vet.”

Takimi me emigrantët e Italisë vjen pas atij të Athinës, ndërkohë që në 9 Qershor ndalesa e rardhës do jetë ajo në Londër, që do të pasohet me një tjetër tur në Dyselfdor të Gjermanise në 16 Qershor.

Tv Klan