Tefiku i kërkon kunatës në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan që të largohet nga shtëpia e tij ku jeton prej 10 vjetësh. 80-vjeçari është i prekur nga fjalët në vendin ku jeton që e përshkruajnë si “burrë me dy gra”. Kunata, Beshirja refuzon kategorikisht largimin sepse ka qenë vetë Tefiku ai që i ka ofruar të qëndrojë në shtëpinë e tij.

Ky i fundit përmend edhe një detaj tjetër nga bashkëjetesa me kunatën në shtëpi: flenë në të njëjtën dhomë.

Ardit Gjebrea: Beshire, ti je e martuar?

Beshire: Jam martuar.

Ardit Gjebrea: Je me gjithë burrin te shtëpia e kunatit?

Beshire: Kam vite që… 10 vjet që..

Ardit Gjebrea: U ndave me burrin.

Beshire: U ndava me burrin dhe vajta te ky, më tha ”rri”. Tani çfarë faji kam unë që më nxjerr nga shtëpia?

Ardit Gjebrea: O Tefik, më fal. Është motra e nuses apo jo?

Tefik: Po.

Ardit Gjebrea: Vetë i ke thënë “rri”.

Tefik: Dëgjo, unë do të them të drejtën. Ajo më rriti kalamajtë mua.

Ardit Gjebrea: T’i rriti kalamajtë.

Tefik: Po, m’i rriti. Nuk ia hedh poshtë, por ama…

Beshire: Po tani pse më nxjerr jashtë o maskara? Pse më nxjerr jashtë?

Tefik: Dëgjo moj këtu çfarë po të them unë, dëgjomë mua ti! Të kam mbajtur 10  vjet!

Beshire: Më ke mbajtur dhe do më mbash!

Tefik: Jam me nuse, jam me djem, jam me të gjitha në shtëpi, dhoma nuk kam…

Beshire: Më ke edhe mua në kurriz!

Tefik: Ti fle me mua moj!

Ardit Gjebrea: Si, si?!

Tefik: Ajo fle aty me mua bashkë!

Ardit Gjebrea: Fle me ty?!

Beshire: Nuk të dal nga shtëpia!

Tefik: Turp të kesh moj! Unë s’mbaj dot gruan time, do të të mbaj edhe ty!

Ardit Gjebrea: Moj  Beshire, pse ti me Tefikun fle?

Tefik: Në një dhomë.

Ardit Gjebrea: Domethënë, në një dhomë flini ju?

Tefik: Në një dhomë o në një dhomë!  Thuaj të vërtetën, mos gënje!

Ardit Gjebrea: Ju flini në një dhomë?

Beshire: Po ka dy dhoma ore!

Tefik: Moj dhoma, janë çunat, janë nuset atje!

Beshire: Po ti s’më lë fare te dhoma!/tvklan.al