Një tjetër masë “arresti në burg” iu konfirmua Plarent Dervishajt, i cili doli për herë të dytë përballë Gjykatës së Posaçme këtë të premte.

Ai u mbyll në qeli për dyshimet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Klodian Saliut në vitin 2005 si bashkëpunëtor i Lulzim Berishës, ky i fundit i dënuar si drejtues i Bandës së Durrësit në atë kohë.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Dervishaj nuk ka folur mbi akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij, por ka pretenduar nëpërmjet avokatit se sjellja në Shqipëri nga Dubai është bërë në mënyrë të paligjshme.

Dervishaj qëndroi në arrati që prej dhjetorit 2020, kur edhe si rezultat i rrëfimit të Luftar Reçit, me status i penduar i drejtësisë, SPAK thotë se zbardhi vrasjen e Klodian Saliut, ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës dhe Vajdin Lames e Arsen Arsit të ndodhur në Tiranë me shpërthim tritoli në ashensor.

Të enjten, Plaurent Dervishajt iu konfirmua edhe masa tjetër e sigurisë “Arrest në burg”, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, Pëllumb Muharremit dhe shoferit të tyre Andi Maloku, që mbeti i vrarë në 2019.

Tv Klan