Gjykata Administrative Spanjolle për Sportet ka vendosur të hapë një çështje kundër presidentit të La Liga-s, Javier Tebas për sjellje të pahijshme. Ata kanë vendosur të vazhdojnë me një ankesë të bërë nga Real Madrid.

Çështja në fjalë i referohet një takimi urgjent të thirrur nga La Liga, në të cilin ata ranë dakord në verën e vitit 2021, për një marrëveshje me investim prej 2 miliardë Eurosh në këmbim të 10% të të drejtave televizive për 50 vitet e ardhshme.

Real Madrid, Barcelona, ​​Athletic Bilbao dhe CD Ibiza u larguan nga marrëveshja, pasi rezultatet e atij takimi u shpallën të pavlefshme. Nëse çështja fitohet nga klubi spanjoll, atëherë presidenti i La Liga, Tebas rrezikon të përballet me një pezullim nga futbolli.

Tebas pranoi se Real Madridi ka punuar për ta hequr qafe atë si President i La Ligës, teksa nga ana tjetër Real Madrid akuzon La Ligën dhe Tebas për diskriminim ndaj klubit ndoshta për shkak të paragjykimeve.

Momentalisht, çështja mbetet ende për tu sqaruar dhe nuk ka asnjë indikacion se sa kohë do të jetë kohëzgjatja e pezullimit të kreut të elitës së futbollit spanjoll.

Klan News