Tek Partizani besojnë se në fund të dy fazave të para, duhet të ishin në vendin e parë të renditjes. Kampionati nuk filloi mirë, por me ardhjen e Starovës ekipi u ngrit dhe është brenda objektivave.

Tomorri nuk pranon t’i tregojë emrat, por tek të kuqtë do të afrohen 3 futbollistë të rinj në merkaton e janarit.

Tomorri parashikon që edhe në dy fazat e tjera të kampionatit do të ketë rivalitet të lartë mes 4 ekipeve të para në renditje

Pas pak ditësh Partizani do të niset për një fazë përgatitore në Antalya të Turqisë, ku do të zhvillojë edhe dy ndeshjen miqësore me Fenerbahce dhe Qabala të Azerbajxhanit.

Tv Klan