Një tragjedi ka ndodhur në familjen e futbollistit shqiptar Ledian Memushaj. Bashkëshortja e tij ka qenë shtatzëne, ndërsa sipas medieve italiane ka humbur dy binjakë.

Mesfushori i Pescara ka lënë stërvitjen para sfidës me Lazion, ndërsa është larguar me urgjencë për të qëndruar pranë bashkëshortes.

Të gjithë në ekipin e Pescara, por jo vetëm, janë prekur nga ky lajm, ndërsa kanë ofruar mbështetjen për futbollistin shqiptar.

Pescara u mund mbrëmjen e djeshme nga Lazio, me rezultatin 6-2./tvklan.al