Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Trajneri i suksesshëm i përfaqësueses së Shqipërisë në futboll Medin Zhega, ka festuar sot 55 vjetorin e lindjes në ambientet e hotel Tirana Internacional. Në një atmosferë festive, ku merrnin pjesë shumë figura të shquar të sportit dhe artit, ndodhej edhe Presidenti i Republikës Rexhap Mejdani, Ministrja e Sportit dhe Kulturës Esmeralda Uruçi, si edhe zëvendësi i saj Kreshnik Tartari. Me këtë rast Presidenti Mejdani e ka dekoruar trajnerin Zhega, për rezultatet e arritura në arenën ndërkombëtare, me urdhrin “Mjeshtri i Madh i Punës”./tvklan.al