Është realizuar gjatë 24 orëve të fundit trasferimi i 18 të burgosurve që vuanin dënimin në burgun e Janinës në Greqi. Trasferimi është bërë gjatë orëve të para të ditës nga pika kufitare e Kakavijës. Makina të policisë Greke kanë shoqëruar të burgosurit Shqiptarë dhe kanë bërë trasferimin te autoritetet e Dejtorisë së Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësis Shqiptare.

18 shtetasit vuanin dënimin në burgjet e shtetit fshqinj pasi ishin dënuar nga gjykata me dënim të formës së prerë për krime që kishin kryer në Greqi. Gjithsejë në burgun e Janinës presin trasferimin për të vuajtur dënimin në burgjet Shqiptare rreth 37 Shqiptarë.

Proceduarat e trasferimit po vonoheshin, ndërësa siaps Ministrisë Shqiptare të Drejtësisë kjo ndodhte për shkak të verifikimeve përfundimtare nga Interpoli. Të burgosurit kishin kërcënuar se do të fillonin një grevë urie për të përshpejtuar trasferimin e tyre. Tashmë janë trafsferuar 18 të burgosurit e parë dhe pritet të trasferohet edhe një pjesë tjetër që vazhdon të vuaj dënimin në burgun e Janinës./tvklan.al