Në tregjet ndërkombëtare valutore dollari amerikan u shkëmbye në nivelet më të larta që prej një muaji ndaj monedhës së përbashkët Europiane, i mbështetur fort nga të dhëna mjaftë inkurajuese të ekonomisë Europiane. Dje në hapjen e tregjeve financiare në Shtetet e Bashkuara dhe menjëherë pas publikimit të të dhënave, monedha amerikane shënojë një rritje të shpejtë duke u vlerësuar gati 1% ndaj euros, yen-it japonez dhe frang-ës zviceriane.

Dollari amerikan ka qënë në presion të vazhdueshëm muajin e fundit, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së G7 ku u bë thirrje për një regjim më fleksibël të kurseve të këmbimit që krijojë mendimin në tregjet financiare se Shtetet e Bashkuara kanë hequr dorë nga politika për një dollarë më të fortë.

Sipas ekspertëve të bankës Italo-Shqiptare në trregun tonë të brëndshëm valutor dollari amerikan ka fituar pikë ndaj monedhës tonë kombëtare lekut, në një kohë kur leku është vlerësuar sërisht ndaj monedhës së përbashëkët europiane./tvklan.al