Sot në tregjet e huaja valutore u vu re një forcim i menjëhershëm i Dollarit amerikan kundrejt të gjitha valutave kryesore kështu dollari shënoi nivelin e 122.3 Yen, nivel ky më i larti i dy javëve të fundit dhe u kuotua poshtë nivelit 0.97 Cent me monedhën e përbashkët evropiane. Këto janë të dhëna që vijnë nga banka Italo-Shqiptare.

Ky forcim i menjëhershëm erdhi më tepër si pasojë e faktorëve psikologjik në treg se sa i të dhënave ekonomike nga Shtetet e Bashkuara. Më saktë, mund të themi se tregjet kanë filluar të mendojnë se tregjet ushtarake në Iran, nuk do të jenë të njëanshme vetëm nga ana e Amerikës ,mendim ky që ka suportuar Dollarin amerikan, duke i nxitur investitorët ta blejnë atë.

Specialistë të bankës Italo-Shqiptare mendojnë se përfundimisht, mund të themi se për momentin pak vëmendje po i kushtohet të dhënave ekonomike dhe sytë e investitorëve janë të kthyera nga situata gjeopolitike në lindjen e mesme.

Në tregun brendshëm valutor, sot u pasqyruan me përpikëri zhvillimet në tregjet e huaja valutore. Kështu leku u zhvlerësua ndaj Dollarit amerikan duke u kuotuar deri në nivelin 140 Lekë  dhe fitoi pikë ndaj monedhës së përbashkët Euro, duke u kuotuar poshtë nivelit 136 Lekë. Nivel ky që solli një rritje të kërkesës për Euro./tvklan.al