Kieran Trippier, ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja e Anglisë. Mbrojtësi ka zbuluar vendimin këtë të enjte, duke u larguar nga “Tre Luanët”.

Në postimin e tij, Trippier shkruan se ishte një nga arritjet më të mëdha në karrierë, që të përfaqësonte vendin e tij, ndërsa falënderoi edhe ish-trajnerin e tij, Gareth Southgate.

“Një nga nderimet më të mëdha të jetës sime për të përfaqësuar vendin tim në 4 turnetë e mëdhenj. Dua të bëj një falënderim të madh për Gareth Southgate dhe të gjithë stafin që ka punuar me ekipin e Anglisë, për besimin që kanë dhënë tek unë gjatë viteve.

Faleminderit të gjithë shokëve të mi. Ne patëm momente shumë të veçanta duke arritur në 2 finale të Europianit dhe një gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe jam i sigurt se në të ardhmen ky grup lojtarësh do të fitojë një turne madhor. Dua t’i uroj Lee, stafit stërvitor dhe ekipit çdo të mirë për të ardhmen. Dhe në fund një falënderim i madh për të gjithë tifozët e Anglisë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme duke udhëtuar në të gjithë botën për të na mbështetur dhe për të na ndihmuar të kalojmë periudha të vështira.”, shkruan Trippier.

33-vjeçari luajti 54 ndeshje me fanellën e Anglisë, në të gjitha kompeticionet, ndërsa kishte rol të rëndësishëm me trajnerit Southgate.

Në Euro 2024, Trippier luajti si mbrojtës i majtë, një rol që nuk është i tij, por pranoi vendimin e trajnerit, për të ndihmuar ekipin. /tvklan.al