Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B1 të Ligës së Kombeve kundër Gjeorgjisë.

Ekipi kreu seancën e fundit në stadiumin “Air Albania”. Trajneri Sylvinhol punoi me të gjithë grupin.

Lojtarët janë në një formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të teknikut për ndeshjen e radhës.

Seanca stërvitore e kombëtares zgjati rreth një orë, me stafin teknik që provoi vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Atmosfera është fantastike dhe të gjithë djemtë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në një stadiumin “Air Albania” të mbushur plot.

Shqipëria do të kërkojë një tjetër sukses kundër rivalëve gjeorgjianë. Si kuqezinjtë, ashtu edhe Gjeorgjia vijnë pas fitoreve në takimet e tyre të para në Grupin B1.

Shqipëria mposhti Ukrainën në Pragë 2-1, ndërsa gjeorgjianët Çekinë me rezultatin 4-1. Përqendrimi është maksimal tek ekipi i Sylvinho, që kërkon triumfin e dytë në Ligën e Kombeve.

Ndeshja do të transmetohet ekskluzivisht në televizionin Klan.

Klan News