Tritol banesës së shefit të Policisë së Rendit në Burrel. Pak pas mesnatës një shpërthim i fuqishëm ka tmerruar familjarët e Gëzim Murranit, gruan dhe dy fëmijët e tij, të cilët ishin në gjumë.

Shpërthimi i tritolit që mendohet të ketë qenë rreth 400 gram ka dëmtuar tërësisht banesën e tij, madje edhe atë të fqinjit. Sasia e tritolit ishe vendosur në derën hyrëse të shtëpisë së shefit të Policisë së Rendit.

“Ne si familje nuk kemi patur asnjë gja me asnjë rob, asnjëri. Tashi vëllai punon në polici, ka 5 vjet që është shef polici, këto gjana ne ja lëmë vetëm punës, gjatë përplasjes që mund të ket pasur vëllai me rob në polici, kujt mund t’i ishte prish interesi atje se dimë”.

“Kemi qenë vetë i 8 këtu në gjumë. Edhe sipër po ashtu krejt kanë qenë në gjysmë. Veç kati i parë njëra familje s’ka kenë aty”.

Gazetari: Sa familje jetojnë këtu?

 “E dini që ka pasur problem fqinji?”

“Jo, jo asnjë. Sa kemi ardh ne, tani kemi rreth  6 muaj që kemi ardh. Njerëz shumë të respektueshëm, shumë njerëz të mirë. N’daç për Gëzimin, n’daç për të gjithë njerëz të mirë”.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur menjëherë hetimet. Aty është gjetur një fitil zjarr përcjellës rreth 5 centimetër i gjatë , ndërsa janë shoqëruar tre persona për vendosjen e eksplozivit. Shefit të Rendit të Burrelit Gëzim Murrani është hera e dytë që i bëhet atentat.

Në 10 Mars të vitit  2003 Vladimir Mataj nga Burreli ka tentuar ta vrasë atë pasi e kishte arrestuar më parë për vjedhje./tvklan.al