Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Forca Paqeruajtëse që do dislokohet në Kosovë, pas miratimit të rezolutës nga OKB-ja, e mbiquajtur KFOR, do të ketë rreth 50 mijë trupa nga 30 vende pa përfshirë Rusinë, deklaron AFP-ja. Këto trupa do drejtohen nga gjenerali britanik Majk Xhekson dhe në një nivel më të lartë nga gjenerali amerikan Uesli Klark, komandant suprem i forcave aleate në Europë.

Tani për tani zonat janë në Veri Franca, në Perendim Italia, në Jug Gjermania, në Lindje Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Qendër Britania e Madhe. Rusia mund të oroj nga 2000-10000 trupa për forcën e paqes në Kosovë. Misioni kryesor i KFOR do jetë sigurimi i një ambjenti të sigurtë në Kosovë dhe vëzhgimi i armëpushimit.

KFOR do të ndihmojnë gjithashtu në rindërtimin e infrastrukturës, në rrugë dhe urave, në çminin e terreneve të minuara dhe duhet të lehtësojë kthimin e refugjatëve, duke siguruar tansportin dhe rregullimin e shtëpive të tyre, sigurimin me ujë dhe energji elektrike etj.

Më posht vijojnë vendet që kanë njoftuar pjesmarrjen e tyre në KFOR. Vendet aleate ofrojnë, Britania e Madhe ofron 13 mijë trupa, Gjermania 8 mijë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 7 mijë, Franca 7 mijë, Italia 5 mijë, Holanda 2050, Spanja 1200, Belgjika 1100, Greqia 1000, Norvegjia 800-900, Danimarka 850, Portugalia 290, Republika Çeke 155 si dhe do kontribuojnë Turqia, Islanda dhe Luksemburgu.

Do kontribuojne në KFOR dhe vendet partnere Finlanda me 800 trupa, Suedia dhe Ukraina me disa qindra, Rumania me 250, Austria me 250, Bullgaria disa dhjetera. Lituania me 30 ushtare, Sllovakia, Sllovenia, Estonia dhe Letonia si dhe Maqedonia vëzhguese./tvklan.al