Për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në të ardhmen, në të gjithë shkollat e vendit propozohet të nisë edukimi antikorrupsion.

Në strategjinë kundër korrupsionit 2024-2030 thuhet se vendi ynë do të përgatisë një model kurrikule etike për shkollat fillore dhe të mesme.

“Shqipëria ka ndërmarrë një angazhim për të rishikuar kurrikulën arsimore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët me qëllim ofrimin e informacioneve thelbësore dhe vendosjen e një “kulture të ligjshmërisë” mes nxënësve.”

Strategjia përcakton po ashtu se do të organizohen fushata edukuese dhe ndërgjegjësuese për të rinjtë, duke i nxitur ata të marrin pjesë aktivisht në luftën kundër korrupsionit dhe të promovojnë sjelljen etike në përditshmëri.

“Rritja e ndërgjegjësimit dhe edukimi i të rinjve për t’u angazhuar në mënyrë proaktive në luftën kundër korrupsionit, është një domosdoshmëri për të mundësuar një shoqëri që forcon gjithnjë e me shumë standardin e integritetit.”

Edukimi antikorrupsion synon të formojë një brezi të ri qytetarësh të vetëdijshëm dhe të përgatitur për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të integruar dhe të drejtë.

Tv Klan