Robert Lewandowski do të humbasë ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian të Polonisë kundër Holandës më 16 qershor për shkak të një dëmtimi. Sulmuesi 35-vjeçar i Barcelonës mori një goditje në miqësoren e fituar 2-1 ndaj Turqisë dhe u detyrua të dilte nga loja.

Stafi mjekësor informoi se se do të bënte gjithçka që Lewandowski të mund të luajë në ndeshjen e dytë në grup kundër Austrisë. Sipas federatës polake, edhe dy futbollistë të tjerë kanë probleme fizike.

Mbrojtësi Pavel Davidoviç ka një tërheqje muskulore ndërsa sulmuesi Karol Sviderski ka ndrydhur kaviljen dhe pritet që të dy të rikthehen të stërviten me grupin pas datës 15 qershor. Ekipi polak ka probleme me repartin ofensiv, pasi i disponueshëm nuk është Arkadiuz Milik, që pësoi një dëmtim në gju në miqësoren ndaj Ukrainës.

Lojtari i Juventusit ka humbur eventin, ndërsa iu nënshtrua edhe një ndëhyrjeje kirugjikale.
Opsionet e trajnerit Probierz në sulm janë futbollisti i Istanbul Basaksehir Krzistof Piatek dhe ai i Antalyaspor-it Adam Buksa. Dyshja ka shënuar 17 gola në 44 takime për Poloninë.

Klan News