Zëvendëspresidentja demokrate Kamala Harris kryeson sërish në sondazhe edhe pse me një diferencë të vogël kundrejt ish presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas një sondazhi nga Reuters/Ipsos,Harris kryeson me 46% kundrejt Trump me 43 %. Të anketuarit e vlerësuan ekonominë si problemin kryesor me të cilin përballet vendi. Ndër një sërë çështjesh që presidenti i ardhshëm duhet të trajtojë, rreth 70 % e të anketuarve u shprehen se kostoja e jetesës do të ishte më e rëndësishmja.
Nga ana tjetër rreth 53 % e votuesve në sondazh thanë se ishin dakord se emigrantët që kanë ardhur në SHBA ilegalisht janë një rrezik për sigurinë publike, krahasuar me 41% që nuk pajtoheshin. Në tubimet e fushatës gjatë gjithë vitit, Trump ka tërhequr vëmendjen ndaj krimeve të kryera nga emigrantët te paligjshëm në vend. Harris e ka udhëhequr Trumpin në secilën nga gjashtë sondazhet e Reuters/Ipsos që kur ajo hyri në garë në fund të Korrikut.
Votuesit i besojnë mprehtësisë se Harris mbi atë të Trump në sondazhin e fundit, me 55 % që pajtohen me një deklaratë se ajo ishte e aftë për t’u përballur me sfidat”, krahasuar me 46% që ishin për Trump.
Klan News