Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sistemi i azilit në Shqipëri dhe në veçnti ligji shqiptar për këtë azil dhe analiza e të metave të këtij ligji kanë mbledhur sot në diskutime organizatoren UNHCR, në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe zyrën e refugjatëve. Si rrjedhoj e fluksit të refugjatëve kosovarë por edhe të tjerëve që mund të vinë, qeveria shqiptare së bashku me UNHCR, janë të angazhuara për plotësimin e ligjit të azilit, i cili siguron mbrojtjen për refugjatët.

Sistemi shqiptar analizohet duke u krahasuar me modelet e dhëna në të drejtën ndërkombëtare. Këtij ligji do ti plotësohen boshllëqet ekzistuese dhe do ti gjenden zgjidhje. Mungesat që u vunë re në dyndjen e parë që provuan me refugjatë kosovarë, ishte mosparashikimi dhe përfshirja në ligj e pajisjeve të të ardhurve me karta identiteti dhe që më pas doli e nevojshme dhe bashkimi familjar.

Sipas specialistëve është vërtetë një ligj i mirë, por që ka nevojë për shtesa pasi nuk ishin planifikuar ardhje të mëdha refugjatësh./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti