Lajme Arkiva 2003

Rezultatet e para të konkurseve për pranim në shkollat e larta dalin sot rreth orës 16:00 në Fakultetin e Ekonomikut. Dekani Dhori Kule shprehet se këtë vit korrigjimi i testeve ka qenë korrekt dhe është bërë 3 herë.

Dhori Kule: Ne bëjmë korrigjim të trefishtë, programi është i tillë, korrigjimi i parë është me kompjuter, në korrigjimin e dyte në qoftë se është bërë ndonjë gabim në të parin kompjuteri të jap sinjal për gabim dhe për siguri bëjmë një korrigjim të tretë. Tashmë kemi siguri absolute. Kemi bërë njoftimin te dera e fakultetit që ata që kanë ankimime do ti presim deri në datën 4 në orën 12:00 do të paraqesin pretendimet e tyre, do të ngrihen komisionet e rivlerësimit dhe në datën 5 në orën 12:00 shpallet lista e fituesve në degët përkatëse.

Sot e kanë patur radhën të shpalosnin njohuritë e tyre, konkurrentët e Shkencave të Natyrës dega Biokimi./tvklan.al